Qeveria sot do të mbajë seancë solemne me rastin e shënimit të 24 vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në seancë, siç ka njoftuar shërbimi për shtyp i Qeverisë, do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski.
“Me këtë rast, duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit, do të mbahet një seancë në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të mbaj fjalim Hristijan Mickoski, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Eventi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet e Qeverisë në Facebook dhe YouTube.
tag_katrorimaqedoni_2