239 ekspertë letër OBSH-së: Covid përhapet përmes ajrit, të rishikohen rekomandimet - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/07/2020 9:34

239 ekspertë letër OBSH-së: Covid përhapet përmes ajrit, të rishikohen rekomandimet

Lajme

Gazeta Express

06/07/2020 9:34

239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar OBSH-së ku i kërkohet asaj të rishikojë rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

Sipas ekspertëve, kjo gjithashtu do të nënkuptonte një rishikim të sistemeve të ventilimit në shkolla, shtëpi, strehimoret e të moshuarve, zyra, bare dhe restorante, për të minimizuar riciklimin e ajrit.

Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit na tregojnë se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.