22-vjeçarja humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës, pedagogia: Pate jetë të shkurtër, por plot dinjitet - Gazeta Express
string(105) "22-vjecarja-humbi-jeten-ne-aksidentin-tragjik-ne-durres-pedagogia-pate-jete-te-shkurter-por-plot-dinjitet"

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2023 22:57

22-vjeçarja humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës, pedagogia: Pate jetë të shkurtër, por plot dinjitet

Shqiperi

Gazeta Express

21/06/2023 22:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ndërsa një e re ka mbetur viktimë nga përplasja.

22-vjeçarja Erisa Aliaj ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga mjeti që lëvizte me shpejtësi.

Lexo edhe: Aksident tragjik në Durrës, u përplas nga makina, 22-vjeçarja ndërron jetë në spital, arrestohet shoferi

Ajo është dërguar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra duke ndërruar jetë ditën e sotme.
Mbi ngjarjen ka reaguar një nga pedagoget e 22-vjeçares, Eva Allushi.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se e reja që humbi jetën përveçse studionte, edhe punonte.

Sipas saj në kohën kur ka pësuar aksidentin, 22-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Pedagogia ndan dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj,

Postimi i plotë:

Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.
Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu.
Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet.
Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket

foto galeri