22 të vrarë e 85 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, Zelenskyy kërkon sanksione më të ashpra - Gazeta Express
string(95) "22-te-vrare-e-85-te-plagosur-nga-sulmet-ruse-ne-ukraine-zelenskyy-kerkon-sanksione-me-te-ashpra"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 10:26

22 të vrarë e 85 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë, Zelenskyy kërkon sanksione më të ashpra

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 10:26

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se të paktën 22 persona janë vrarë dhe 85 janë plagosur nga sulmet e forcave ruse që goditën 73 qytete dhe fshatra të Ukrainës gjatë natës, vetëm disa orë pasi “të gjithë ndienë sërish shpresë për fundin e vrasjeve.”

Përmes një postimi në X, ai i përshkroi në më shumë detaje disa nga sulmet, përfshirë një goditje ndaj një spitali në Kamianske, ku humbën jetën tre persona – përfshirë një grua shtatzënë 23-vjeçare – si dhe një sulm të “qëllimshëm” ndaj një kolonie penale civile në Zaporizhia.

“Çdo vrasje e popullit tonë nga rusët; çdo sulm rus, kur mund të kishte pasur një armëpushim prej kohësh, nëse Rusia nuk do të kishte refuzuar – të gjitha këto tregojnë se Moska meriton një presion sanksionesh shumë të ashpër, vërtet të dhimbshëm, dhe për këtë arsye të drejtë dhe efektiv. Ata duhet të detyrohen të ndalin vrasjet dhe të sjellin paqen,” ka shkruar Zelenskyy.

Ai tutje ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për komentet e tij të bëra të hënën, si dhe të gjithë liderët që po ushtrojnë presion ndaj Rusisë, por ka shtuar se:

“Paqja është e mundur, por vetëm kur Rusia ndalon luftën që e ka nisur dhe ndalon së torturuari popullin tonë.”