22 maji - Dita ndërkombëtare e Pre-eklamsise - Gazeta Express
string(42) "22-maji-dita-nderkombetare-e-pre-eklamsise"

22 maji – Dita ndërkombëtare e Pre-eklamsise

Shneta

Gazeta Express

22/05/2021 13:29

Pre-eklampsia prek 1 në 10 shtatzëni, ndërsa pre-eklampsia e rëndë prek 1 deri në 2, në çdo 100 shtatzëni.

Studiuesit së fundmi kanë zbuluar se testimi i proteinës në gjak në gratë shtatzëna para javës së 35-të është shumë i saktë dhe i nevojshëm për t’u kryer në çdo femër shtatzënë.

Lexo Edhe:

Pre-eklampsia është një lloj i rëndë e presionit të lartë të gjakut në shtatzëni dhe është potencialisht fatal për nënën dhe fëmijën, nëse nuk diagnostikohet në kohë. Zgjidhja e vetme është lindja e fëmijës me operacion.

Pre-eklamsia përfaqëson një shkak të rëndësishëm të mortalitetit të nënës dhe fëmijës. Për këtë arsye zbulimi para kohe, me qëllim reduktimin e këtij morbiditeti dhe mortaliteti, është më se i rëndësishëm.

Pre-eklamsia është një sëmundje që shfaqet gjatë shtatzanisë dhe ajo prek njëkohësisht nënën dhe fëmijën e paralindur, ajo është një lloj i rëndë i presionit të gjakut që është potencialisht fatal për nënën dhe fëmijën. Sipas studimeve ndërkombëtare ajo arrin të prekë rreth 4-7% të shtatzënive.

Parandalimi i preklamsisë është i vështirë, për shkak të njohurive të kufizuara mbi etiologjinë e saj që bën të pamundur gjetjen e formave për parandalimin e saj.

Hipertensioni i shtatzanisë mund të jetë tranzitor ose kronik, në bazë të gravitetit klinik të saj mund të jetë e butë ose e ashpër. Pre-eklamsia e ashpër ose ndryshe sindromi “HELLP” paraqet alternime laboratorike të tilla si hemolizë, rritje të enzimave hepatike dhe ulje të trombociteve (pllakëzave të gjakut që shërbejnë për parandalimin e gjakderdhjeve). Deri më sot janë përpunuar më shumë se 100 teste laboratorike depistuese, por vetëm një pjesë e tyre kanë marrë konsensusin për përdorim në praktikën klinike.

Si diagnostikohet pre-eklamsia?

Mjeku do të kryejë dy analiza kryesore për të konfirmuar në rast se jeni të prekur nga pre-eklamsia. Analizat kyçe janë matja e presionit të gjakut dhe matja e sasisë së proteinave në urinë, nëse presioni i gjakut është i lartë dhe keni proteina në urinë atëherë diagnostikoheni me pre-eklamsi. Presioni i gjakut do të matet në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës për të parë ecurinë e tij. Sasia e proteinave në urinë gjithashtu do të matet gjatë ditës në rast se mjeku dyshon se mund të ketë diçka atëherë matjet do të vazhdojnë përreth 24 orët në vijim, për të arritur më pas në një konkluzion përfundimtar.

Preeklampsia është një gjendje e cila shfaqet veçanërisht në shtatzëni me presion të lartë të gjakut, me rritje të pranisë së proteinave në urine dhe me ënjtje. Shfaqet tek 3-8% e grave shtatzëna dhe kjo gjë ndodh zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë, mund të shfaqet edhe gjatë lindjes edhe disa ditë pas lindjes. Zakonisht shfaqet në një formë të lehtë e cila kërkon një ndjekje të rregullt si dhe kontrolle të rregullta të shtatzënisë. Në rast se ajo shfaqet në një formë të rëndë mund të shkaktoj edhe lindje të parakohëshme. Është e rëndësishme që një gjendje e tillë të trajtohet menjëherë, pasi në të kundërt, mund të shkaktojë komplikime serioze për shëndetin e nënës dhe të fetusit.

Rritja e presionit të gjakut është shenja apo alarmi i parë

Rritja e presionit të gjakut mund të shfaqet menjëherë ,madje edhe tek ato gra shtatzëna të cilat nuk kanë patur deri në atë moment asnjë simptomë. Presioni i gjakut nuk duhet të jetë më i lartë se 14/90 mmHg. Prandaj matjet e rregullta të presionit të gjakut janë vërtet të rëndësishme. Përveç presionit të lartë që është shenja e parë e preeklmpsisë, shfaqet rritja e pranisë së proteinave në urine (proteinuria), ënjtje të nyjeve të duarve , këmbëve si dhe në fytyrë. Më parë, preeclampsia diagnostikohej vetëm nëse gruaja shtatzënë ka presion të lartë të gjakut dhe prani të proteinave në urine. Në ditët e sotme, dihet se gruaja shtatzënë mund të ketë preeklampsi edhe nëse nuk ka rritje të nivelit të proteinave në urinë.

Simptomat shoqëruese janë dhe dhe dhimbjet e shpeshta të kokës, të përziera dhe të vjella, dëmtim i funksionit të mëlçisë, shikim i paqartë, ulje të prodhimit të urinës.

Një pjesë e mire e simptomave të preeklampsisë janë në fakt simptoma të cilat shfaqen edhe në një shtatzëni normale dhe të shëndetshme (dhimbje koke, ënjtje, të përziera, etj.), jo gjithmonë do të thotë se bëhet fjalë për një gjendje të tillë. Megjithatë nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma në një formë më të theksuar, informoni gjinekologun tuaj dhe konsultohuni me të.

Cilët janë faktorët e rrezikshëm

Nuk janë provuar shkencërisht shkaqet të cilat çojnë në preeklampsi. Rreziku i shfaqjes është i lidhur me moshën, më shumë gjasa për shfaqjen e kësaj gjendje janë grate e moshës 40 vjeçare. Faktorë të tjerë të rrezikshëm janë: mbipesha, historia familjare (nëse dikush në familje ka patur preeklampsi), shtatzënia e parë, shtatzënia me më shumë fryte 9binjakë, treshe …). Preeclampsia mund të shfaqet edhe tek grate të cilat kanë një pjesë të simptomave para se të mbeten shtatzënë(dhimbje të shpeshta koke, presion të lartë të gjakut, probleme me veshkat, lupus, etj.).

A mund të parandalohet?

Për fat të keq nuk ekziston asnjë mënyrë për parandalimin e preeklampsisë, por gjithësesi rekomandohet kryerja e kontrolleve të rregullta të presionit të gjakut, kontrollit të peshës dhe kryerja e analizave të gjakut me qëllim që të zbulohet në kohë, si dhe për të parandaluar çfarëdo lloj komplikimi të shkaktuar nga kjo gjendje.

Trajtimi

Në trajtimin e preeklampsisë është e rëndësishme që gjinekologu të vlerësojë gjendjen e nënës dhe të fetusit. Lindja është mënyra e vetme për të tërhequr simptomat tek nëna dhe për të parandaluar preeklampsinë (humbjen e vetëdijes, në rastet më të rënda edhe vdekjen e nënës dhe të bebes).

Nëse keni zbuluar se keni preeklampsi, atëherë duhet të kryeni kontrolle të rregullta të shtatzënisë. Në rastet më të rënda të preeklampsisë, gruaja shtatzënëështë më mire që të qëndrojë në spital deri në momentin e lindjes me qëllim për të patur një kontroll apo mbikqyrje profesionale dhe reagim të shpejtë në rast të komplikimeve. Në varësi të gjendjes lëshohen nga doktori kortikosteroide me anë të të cilave arrihet më shpejtë zhvillimi i mushkërive të foshnjës në rast se ndodhë lindje e parakohëshme. Tek format më të lehta të preeklampsisë, pas lindjes, presioni i gjakut normalizohet vetëm pas disa ditësh. Format më të rënda kërkojnë më tepër kohë për stabilizimin e gjendjes, ndërkohë që disa gra, në varësi të gjendjes, qëndrojnë në spital në mënyrë që të ndiqet gjëndja e tyre shëndetsore.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten