Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique, mori vetëm 16.7% të votave.
Një total prej 216 lojtarësh të Bundesligës, liga e parë gjermane, u pyetën për të zgjedhur trajnerin më të mirë në Europë.
Gazeta gjermane KICKER organizon një anketë vjetore ku lojtarët e Bundesligës ndajnë mendimet e tyre mbi tema të ndryshme të futbollit.
Për shembull, ylli i Bayern Munich, Joao Palhinha, u votua si zhgënjimi më i madh i sezonit në Bundesliga, ndërsa mesfushori i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, u zgjodh si lojtari më mbresëlënës në fushë.
Në përgjithësi, Lamine Yamal u votua si sulmuesi më i mirë në Europë. Emra si Luis Enrique, Xabi Alonso, Pep Guardiola, Arne Slot, Mikel Arteta, Carlo Ancelotti dhe Simone Inzaghi morën gjithashtu vota, por fituesi ishte trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, me 31.9%.
Pavarësisht se fitoi Champions League me Paris Saint Germain, Enrique u rendit i dyti me 16.7%.
Ndërkohë, Alonso i Leverkusen (11.6%), trajneri i Manchester City, Guardiola (9.3%) dhe trajneri i Liverpool, Arne Slot (8.8%) plotësuan pesëshen e parë.
Flick pati një sezon të shkëlqyer në krye të Barcelonës, duke fituar tripletën pas triumfeve në Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe La Liga-n.
Best managers in the world, as voted by 216 Bundesliga players [@kicker] pic.twitter.com/0H9Tfu0dHI
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) June 1, 2025
Reagimi i Guardiolës ndaj fitimit të Champions League nga Enrique ishte:
“Ne që jemi miqtë e tij jemi shumë të lumtur, sepse ai e meriton dhe është fantastik. Kur luajtëm në Champions League dhe humbëm 4-2, ndjeva një forcë të madhe të PSG-së në çdo aspekt. Ata eliminuan Liverpool-in dhe Arsenal-in, dy ekipe që i njoh mirë. Luajtën shumë mirë në finale. Jemi shumë të lumtur për të dhe familjen e tij.”
Guardiola foli gjithashtu për ish-ekipin e tij, Barcelonën:
“Ishte një vit i jashtëzakonshëm, me pothuajse rezultate perfekte. Efiçentë, me mesatarisht tre gola për ndeshje, kanë bërë shumë mirë dhe shpresoj që të vazhdojnë për shumë vite.
Ai (Yamal) është në vendin më të mirë në botë për t’u rritur. (Hansi) Flick i ka dhënë Barcelonës nuanca të reja dhe do të shohim pas 15 vitesh. Çdo gjë tregon për një karrierë të shkëlqyer, duke parë talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Le ta shijojë karrierën e tij; pas 10 ose 15 vitesh do të shohim nëse mund të krahasohet me më të mëdhenjtë (Lionel Messi).” /GazetaExpress/
aaaaa