Një punëtor 21-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë.
Siç raportojn mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqin, një të ri me origjinë nga Kosova, i cili u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash.
Babai i tij shkroi në Facebook i thyer për lajmin mortor.
“Ma kpute shpirtin PASHTRIK Biri jem allahi te paska dasht me shum se na tegjith Lus allahun te jesh Nje prej banorve te xhenetit”, shkroi ai në një postim.
Sipas raporteve fillestare, i riu preku aksidentalisht një kabllo të energjisë elektrike, derisa kishte qenë duke çmontuar skelat, pas përfundimit të renovimit të një objekti.
Disa media shkruan se ai mund ta kishte goditur pulpën e këmbës në një kabllo energjisë elektrike.
Përpjekjet e ndihmësve të emergjencës për ta ringjallur atë ishin të pasuksesshme.