21-vjeçari kapet me armë pa leje, qarkullonte me makinë me targa të vjedhura - Gazeta Express
string(75) "21-vjecari-kapet-me-arme-pa-leje-qarkullonte-me-makine-me-targa-te-vjedhura"

21-vjeçari kapet me armë pa leje, qarkullonte me makinë me targa të vjedhura

Gazeta Express

12/07/2020 10:14

Një person është vënë në pranga nga policia e Shijakut.

 Geri Metaj, 21 vjec lëvizte me arme zjarri me vete të cilën e kishte pa leje.

Lexo Edhe:

Atij ju sekuestrua një pistolete TT model 54 dhe 14 fishekë.

Mbi 21-vjeçarin rëndon akuza e armëmbajtjes pa leje.

Metaj u arrestua ne fshatin Sallmone të Shijakut gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

“Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak, kanë ndaluar mjetin tip “Mercedez Benz”, i cili rezultoi me targa të vjedhura, me drejtues shtetasin G. M. dhe pas kontrollit të ushtruar, në derën e automjetit u gjet një armë zjarri pistoletë “TT”, me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.