Mesfushori 21-vjeçar, Dion Ajvazi ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin e Hertha Berlinit.
Ajvazi, i cili deri më tash ishte pjesë e ekipit të dytë të klubit kryeqytetas, tash ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin që luan në Bundesliga 2.
Me Hertha Berlin II, Ajvazi sezonin që lamë pas kishte 30 paraqitje, në të cilat ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar nëntë asistime.
21-vjeçari i ishte bashkuar akademisë së Hertha Berlinit më 2017, dhe prej atëherë ka kaluar në çdo nivel të grupmoshave.
Ajvazi po ashtu është përfaqësues i kombëtares U21 të Shqipërisë, me të cilën ka katër paraqitje.
Më herët, mesfushori përfaqësonte kombëtaren U19 të Kosovës, së cilës i kishte thënë “po” në vitin 2021, pasi paraprakisht luante për kombëtaret zinxhir të Gjermanisë./GazetaExpress/