21 vatra zjarri në Shqipëri - Gazeta Express
string(27) "21-vatra-zjarri-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

29/08/2025 11:26

21 vatra zjarri në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

29/08/2025 11:26

Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 26 vatra zjarri, prej të cilave: 21 vatra janë shuar, 4 vatra vijojnë aktive ndërsa 1 vatër është në monitorim.

Aktualisht vijojnë të jenë aktive 4 vatra zjarri: Në fshatin Pezë Helmës, bashkia Tiranë, ku janë të pranishme disa vatra të izoluara që po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit. Në fshatin Fage, bashkia Tiranë, ku zjarri është aktiv dhe në monitorim nga zjarrfikësit, forcat bashkiake dhe vullnetarët.

Në fshatin Miras, bashkia Devoll, ku ka prani tymi në disa zona dhe rreth 100 forca janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Në lagjen Boje, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.

Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi. Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren në bashkëpunim me autoritetet vendore.