Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës tha se forcat izraelite vranë 21 persona që prisnin ndihmë pranë një vendi shpërndarjeje në qendër të territorit palestinez të martën, raporton AFP.
Zëdhënësi i mbrojtjes civile, Mahmud Basal, i tha AFP-së se 21 persona u vranë dhe rreth 150 u plagosën “si rezultat i shënjestrimit nga forcat pushtuese izraelite të grumbullimeve të qytetarëve që prisnin ndihmë në Rripin qendror të Gazës me plumba dhe predha tankesh”.
Ngjarja raportohet se ndodhi në orët e para të së martës.