200 persona kanë humbur jetën nga covid-19 në Shqipëri që prej nisjes së pandemisë - Gazeta Express
string(82) "200-persona-kane-humbur-jeten-nga-covid-19-ne-shqiperi-qe-prej-nisjes-se-pandemise"

200 persona kanë humbur jetën nga covid-19 në Shqipëri që prej nisjes së pandemisë

Gazeta Express

10/08/2020 20:08

Një 55- vjeçare nga Vlora humbi sot betejën me covid-19 në Shqipëri duke e çuar totalin në 200 vdekje prej fillimit të pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 125 raste të reja, ndërsa janë kryer 506 testime për të dyshuar.

Lexo Edhe:

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh,
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarëve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.