20 vjetorin e themelimit Filharmonia e Kosovës e shënon në Tiranë - Gazeta Express
string(65) "20-vjetorin-e-themelimit-filharmonia-e-kosoves-e-shenon-ne-tirane"

Arte

Gazeta Express

26/01/2024 15:01

20 vjetorin e themelimit Filharmonia e Kosovës e shënon në Tiranë

Arte

Gazeta Express

26/01/2024 15:01

Kori i Filarmonisë së Kosovës me datë 2 shkurt duke filluar nga ora 19:00 do ta festojë 20-vjetorin e krijimit në hapësirat e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit në Tiranë me një koncert për artdashësit shqiptarë.  

Koncerti do të jetë nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të mirënjohur, Rafet Rudi.

Lexo Edhe:

“Me pjesëmarrjen e violinistes së njohur, Sihana Badivuku, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Whitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads”, njoftoi Filarmonia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ky koncert po mbahet në shënim të 20-vjetorit të Korit të Filarmonisë së Kosovës po ashtu dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filarmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.