20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të RMV-së Boris Trajkovski - Gazeta Express
string(63) "20-vjet-nga-vdekja-e-ish-presidentit-te-rmv-se-boris-trajkovski"

20 vjet nga vdekja e ish-presidentit të RMV-së Boris Trajkovski

Ballina

Gazeta Express

26/02/2024 11:21

Sot shënohet 20 vjetori i vdekjes së ish presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovskit i cili humbi jetën në një fatkeqësi ajrore në Rotimlje afër Mostarit të Bosnje dhe Hercegovinës, transmeton Portalb.mk.

Në fatkeqësinë e 26 shkurtit të vitit 2004, së bashku me Trajkovskin jetën e humbën edhe tetë persona tjerë nga delegacioni i RMV-së të cilët udhëtonin për në një konferencë ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Në aksidentin ajror humbën jetën edhe këshilltarët e kabinetit të tij Dimka Ilkova-BoshkoviqRisto Blazhevski dhe Anita Lozanovska, punonjësi i MPJ-së së Maqedonisë, Mile Kërstevski, anëtarët e sigurimit Boris Velinov dhe Ace Velinovski si dhe pilotët Marko Markovski dhe Branko Ivanovski.

Për këtë tragjedi pati dy hetime të ndryshme në lidhje me shkaqet, nëse tragjedia ishte fatkeqësi apo akt terrorist. Raportet theksojnë gabimet e pilotit si dhe mangësi tjera të sistemit.

Raporti i parë si shkak kryesor thekson gabimet procedurale gjatë aterrimit.

Ndërsa raporti i dytë thekson mangësi sistematike.

Kjo ditë zakonisht shënohet me vendosjen e luleve në vendin e fatkeqësisë në përkujtim të jetëve të humbura.