20-vjeçaren nga Gjakova e detyrojnë të marrë substanca narkotike, përfundon në spital - Gazeta Express
string(84) "20-vjecaren-nga-gjakova-e-detyrojne-te-marre-substanca-narkotike-perfundon-ne-spital"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:00

20-vjeçaren nga Gjakova e detyrojnë të marrë substanca narkotike, përfundon në spital

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 10:00

Një person po dyshohet se e ka detyruar një 20-vjeçare të përdorë substanca narkotike. Pas kësaj, viktima ka pasur gjakderdhje nga hunda, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Gjakovë.

Lexo Edhe:

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka bërë të ditur se viktima është detyruar të përdorë substanca të dyshuara narkotike, ndërkaq pas kësaj ka pasur gjakderdhje nga hunda.

Si pasojë e gjakderdhjes, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Xhurkaj bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë intervistuar dy persona, një i moshës 30-vjeçare dhe një tjetër i moshës 32-vjeçare.

Ndërkaq, personi që dyshohet se ka detyruar 20-vjeçaren të përdorë substanca narkotike, ndodhet ende në arrati./Express/