20-vjeçaren e çojnë dhe e lënë të vdekur në spitalin e Ferizajt, Policia nuk i gjen shoqëruesit - Gazeta Express
string(94) "20-vjecaren-e-cojne-dhe-e-lene-te-vdekur-ne-spitalin-e-ferizajt-policia-nuk-i-gjen-shoqeruesit"

20-vjeçaren e çojnë dhe e lënë të vdekur në spitalin e Ferizajt, Policia nuk i gjen shoqëruesit

Lajme

Gazeta Express

22/08/2021 17:18

Një vajzë rreth moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.

Ai shtoi se nuk dihet saktë numri i personave që e kanë dërguar viktimën në spital.

“Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendren Emergjente”.

Veseli ka bërë të ditur se janë duke grumbulluar informacione shtesë dhe se rasti po vazhdon të hetohet./Express/