20 minuta pasi e bleu, Lamborghini 200 mijë eurosh përplaset nga furgoni - Gazeta Express
string(71) "20-minuta-pasi-e-bleu-lamborghini-200-mije-eurosh-perplaset-nga-furgoni"

20 minuta pasi e bleu, Lamborghini 200 mijë eurosh përplaset nga furgoni

Gazeta Express

25/06/2020 16:11

Një Lamborghini i ri me vlerë 200.000£, i sapoblerë, është aksidentuar rëndë vetëm 20 minuta pas firmosjes së aktit të shitjes.

Ai pësoi një dëmtim mekanik dhe më pas u godit nga mbrapa nga një furgon. Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të mesditës në West Yorkshire.

Lexo Edhe:

Richard Whiteley, polici i zonës “West Shire” shprehet se mjeti Lamborghini u ndal në korsinë tre, për shkak të disa problemeve mekanike.

Whiteley gjithashtu u shpreh: “Është thjesht një makinë. Lamborghini “20 minutësh” pësoi probleme mekanike dhe më pas u godit nga një shofer i pafajshëm.”

Një zëdhënës i policisë tha se shoferi i furgonit pësoi lëndime në kokë, por lëndimet nuk janë serioze.

Këtij i thonë “fatkeq”!