20 futbollistët më të paguar në Premierligë, në 10-she edhe Willian e Werner - Gazeta Express

20 futbollistët më të paguar në Premierligë, në 10-she edhe Willian e Werner

Futboll

Gazeta Express

14/08/2020 19:20

Pavarësisht se bëri një lëvizje në moshën 32-vjeçare dhe la një klub që luan Champions League për një tjetër që siguroi me shumë vështirësi pjesëmarrjen në Europa League, Willian tani i është bashkuar klubit të futbollistëve më të paguar të Premier League-s.

Me zbulimin e detajeve të kontratës, kuptohet qartë se braziliani ka siguruar një pagë të lartë tek Arsenali, arsye që e shtyu të mos rinovonte me blutë e Londrës.

Plot 220 000 stërlina në javë, pagë që e përfshin Willianin mes 10 më të paguarve të Premier Leagues, edhe pse për nga mosha është ndër më të vjetrit.

Por cilët janë lojtarët që “u vlen” më shumë lëkura në Ishull? Më i paguari, për çudinë e të gjithëve, edhe portieri i Manchester United, Daviod De Gea, me plot 375 000 stërlina në javë. Dhe kur kujton gafat që ka bërë në ndeshjet e fundit të sezonit, e kupton se sa mund të jenë penduar “Djajtë e Kuq” që ia rinovuan kontratën një vit më parë me shifra të tilla.

De Bruyne i Manchester City-t është i dyti me 350 000 stërlina në javë, ndërsa i treti, me të njëjtën pagë sa mesfushori i Citizens, një lojtar që ka dhënë kontribut minimal, ose më saktë është bërë një barrë e rëndë për financat e Arsenalit: Mesut Ozil.

Në 10 vendet e para, janë 6 lojtarë që luajnë në Manchester, 3 me United dhe 3 me Cityn.

Mes 10 më të paguarve, më konkretisht në vendin e 6-të, është blerja “e rëndë” e Chelseat, Timo werner, që do të përfitojë 270.000 stërlina në javë.

20 futbollistët më të paguar në Premier League

1 – David De Gea (Manchester United) – £375,000
2 – Kevin De Bruyne (Manchester City) – £350,000
2 – Mesut Ozil (Arsenal) – £350,000
4 – Paul Pogba (Manchester United) – £300,000
4 – Raheem Sterling (Manchester City) – £300,000
6 – Timo Werner (Chelsea) – £270,000
7 – Anthony Martial (Manchester United) – £250,000
8 – Sergio Aguero (Manchester City) – £240,000
9 – Willian (Arsenal) – £220,000
10 = Harry Kane (Tottenham) – £200,000
10 = Mohamed Salah (Liverpool) – £200,000
10 = Sadio Mane (Liverpool) – £200,000
10 = Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal) – £200,000
14 = Roberto Firmino (Liverpool) – £180,000
14 = Alexandre Lacazette (Arsenal) –  £180,000
16 = Virgil van Dijk (Liverpool) – £170,000
16 = Harry Maguire (Manchester United) – £170,000
18 – Tanguy Ndombele (Tottenham) – £160,000
19 = N’Golo Kante (Chelsea) – £150,000
19 = Bernardo Silva (Manchester City) – £150,000