2 milionë dollarë për gratë që duan të rrisin bizneset e tyre - Gazeta Express

2 milionë dollarë për gratë që duan të rrisin bizneset e tyre

Gazeta Express

22/10/2020 14:18

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) lanson programin e radhës me qëllim të fuqizimit të grave dhe maksimizimit të potencialit të tyre, Gratë Ndërmarrëse në Energji. Ky program, hapi i parë e të cilit është Programi për Mbështetje të Përshpejtimit të Biznesit, ka për qëllim të ndihmojë gratë në Kosovë që të rrisin bizneset e tyre përmes investimit në pajisje moderne duke mundësuar kështu përdorim më efiçient të energjisë.

Të gjitha gratë ndërmarrëse me 5 e më shumë punonjës, të cilat dëshirojnë të rrisin biznesin e tyre përmes përdorimit eficient të energjisë, thirren të aplikojnë dhe të përfitojnë nga një prej tre komponentëve të WEE, të cilat janë dizajnuar varësisht nga nevojat e bizneseve adresuar nga gratë: Komponenti i Mencur, i Avancuar, ose ai i Thjeshtë.

Thirrja e parë për komponentin e mençur është e hapur tanimë dhe do të vazhdojë deri më 27 tetor 2020. Nga ky program, gratë ndërmarrëse marrin trajnime dhe mentorime biznesi nga ekspertë kosovarë dhe amerikanë, mbështeten për optimizimin e pajisjeve dhe planin e investimeve të masave të efiçiencës së energjisë, si dhe aftësohen për të aplikuar për një grant financiar midis 10,000 dhe 135,000 euro për bizneset që i plotësojnë kushtet. Për më shumë në lidhje me aplikimin në ndonjërën nga këto komponente, vizitoni uebfaqen e Programit ‘Gratë Ndërmarrëse në Energji

‘Gratë Ndërmarrëse në Energji’ është pjesë e Programit ‘Gratë në Energji’ implementuar nga MFK, mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të avansimit të gruas dhe ofrimin e mundësive të barabarta në tregun e punës me fokus në sektorin e energjisë.