string(108) "2-aksidente-ne-pak-minuta-ne-berat-e-shkoder-minoreni-perplas-me-makine-65-vjecaren-i-vodhi-celesat-xhaxhait"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2022 13:09

2 aksidente në pak minuta në Berat e Shkodër, minoreni përplas me makinë 65- vjeçaren, i vodhi çelësat xhaxhait

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2022 13:09

Moti i keq ka shkaktuar dy aksidente automobilistike në pak minuta. Bëhet e ditur se një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të qytetit të Beratit, në lagjen “Çelepias.”

Lexo edhe: Mot i keq përfshin vendin, pushuesit ‘braktisin’ plazhet, në Fier reshje të shumta shiu

Një minoren që po drejtonte një automjet me targa gjermane ka përplasur një grua në vijat e bardha e cila po kalonte rrugën dhe e ka hedhur atë disa metra tutje.

Pasi ka goditur gruan, minoreni që drejtonte mjetin tip Volvo me targa gjermane ka përplasur nga prapa edhe një mjet tip Volswagen Passat, që po udhëtonte para tij në të njëjtën korsi.

E plagosura, rreth 65 vjeç është banore e lagjes “Çelepias” dhe po kalonte rrugën për të ikur në shtëpi me qeset e ushqimeve në dorë.

Gruaja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, në gjendje të rëndë, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, për këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se minoreni B.O ishte duke qarkulluar me shpejtësi në momentin që ka përplasur gruan në vijat e bardha.

Të njëjtat burime konfirmojnë se minoreni ja kishte marrë çelësat e makinës fshehurazi xhaxhait që ishte kthyer nga Gjermania për të shëtitur në qytet.

Gjithashtu një tjetër aksident është rregjistruar në Shkodër ku janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur.

Mësohet se nga përplasja njëra nga 2 makinat ka përfunduar në një kanal vaditës.

Ndërsa 2 person është plagosur. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe nëse ka të tjerë të plagosur.

/Express