2.370 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë - Gazeta Express
string(43) "2-370-te-sheruar-nga-koronavirusi-ne-kosove"

2.370 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

Gazeta Express

13/07/2020 23:33

Këtë të hënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi për 103 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Kështu numri i atyre që e fituan betejën me Covid-19 ka shkuar në 2.370.

Lexo Edhe:

“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste”, thuhet në institutin e IKSHPK’së.

Aktualisht në vend janë 2.640 raste aktive.

Ndërkohë, nga 13 marsi kur u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë, jetën e kanë humbur 108 persona.