“Ushqyerje me gji për një shëndet më të mirë global”, është slogani i OBSH dhe UNICEF të cilat synojnë të nxitin dhe promovojnë qasjen e grave ndaj këshillimit të kualifikuar për ushqyerjen me gji.
Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij foshnjat marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.
Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë të foshnjës në vazhdimësi.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!