Një adoleshent 19-vjeç aksidentoi mbrëmjen e sotme duke përplasur me makinën tip “Benz” që drejtonte një vajzë rreth 30-vjeçe, e cila ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio.
Policia sqaron se rreth orës 19:15 në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues J. B., 19 vjeç përplasi këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.