19 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 6 helikopterë pritet të ndihmojnë nga ajri - Gazeta Express
string(77) "19-vatra-zjarri-aktive-ne-shqiperi-6-helikoptere-pritet-te-ndihmojne-nga-ajri"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 10:40

19 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 6 helikopterë pritet të ndihmojnë nga ajri

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 10:40

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë evidentuar 50 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 19 janë ende aktive. Situata mbetet alarmante, veçanërisht në disa zona të ndjeshme ekologjikisht dhe të mbrojtura, ku përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë intensifikuar.

Vatrat më problematike përfshijnë:

-Finiq, ku zjarri rrezikon Parkun Natyror të Syrit të Kaltër, duke kërkuar ndërhyrje nga 8 mjete zjarrfikëse dhe 4 forca të Forcave të Armatosura, mbështetur nga helikopterë dhe avionë të huaj.

-Parku i “Rëzom” dhe Malin me Gropa, ku terreni i thyer e ka bërë ndërhyrjen të vështirë, por situata po monitorohet dhe mbetet e qëndrueshme.

-Tiranë dhe Rrogozhinë, ku zjarri është përhapur në zona të banuara dhe të mbrojtura, duke kërkuar angazhimin e forcave operacionale dhe mjeteve ajrore.

Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 1080 forca operacionale dhe 82 automjete zjarrfikëse, ndërkohë që forcat ajrore përfshijnë helikopterë Black Hawk nga Shqipëria, Sllovakia, Republika Çeke dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe avionë të specializuar Canadair dhe PZL nga Greqia.

Zjarri ka shkaktuar dëme në zona të vështira dhe ka rrezikuar banesat, por sipas autoriteteve, për momentin situata është nën kontroll në disa prej vendeve më të rrezikuara. Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta që priten të arrijnë deri në 41°C, e bëjnë situatën edhe më të vështirë, veçanërisht në qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Elbasanit, ku niveli i rrezikut për zjarre është i shumë i lartë.