Policia e Kosovës ka publikuar statistikat 24-orëshe për sigurinë në trafik dhe rendin publik, duke bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 82 aksidente trafiku, prej të cilave 30 me të lënduar dhe 52 me dëme materiale.
Po ashtu, janë shqiptuar gjithsej 1880 gjoba trafiku, në kuadër të kontrolleve të rregullta për sigurinë rrugore.
Sa i përket rendit publik, 20 persona janë arrestuar, 16 janë ndalur në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar për persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.
Policia njofton se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.