18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ky është programi i manifestimeve shtetërore - Gazeta Express
string(79) "18-vjetori-i-pavaresise-se-kosoves-ky-eshte-programi-i-manifestimeve-shteterore"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 14:35

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ky është programi i manifestimeve shtetërore

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 14:35

Republika e Kosovës nesër feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, me një seri manifestimesh solemne në gjithë vendin, të organizuara nga Zyra e Kryeministrit dhe institucionet shtetërore.

Programi i manifestimeve nis që në mëngjes me ngritjen e Flamurit të Kosovës në oborrin e Qeverisë në orën 07:00, e më pas vazhdon me mbledhje solemne të Qeverisë dhe nderime te Monumenti i të Pagjeturve, Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë, si dhe homazhe te varri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi.

Në orën 09:00 është parashikuar vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ndërsa në orën 10:30 nis seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Pasdite, programi përfshin nderime te Monumenti Heroinat dhe parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në rrugën Luan Haradinaj.

Në mbrëmje, nga ora 17:30, Presidentja e Kosovës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri do të presin mysafirë shtetërorë në pritje solemne, ndërsa ora 20:00 shënon koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement