18 raste të reja me covid-19 në Korçë, mes tyre 4 mjekë - Gazeta Express
string(54) "18-raste-te-reja-me-covid-19-ne-korce-mes-tyre-4-mjeke"

Gazeta Express

10/08/2020 22:28

18 raste të reja me covid-19 në Korçë, mes tyre 4 mjekë

Gazeta Express

10/08/2020 22:28

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 18 raste të reja me koronavirus në qarkun e Korçës ditën e sotme.

Sipas abc nga 15 personat e infektuar në Korçë, 4 prej tyre janë mjekë të spitalit të Korçës, ndërsa pjesa tjetër janë kontakte të mjekëve.

Ndërkaq, dy të infektuar janë në Devoll dhe një në Kolonjë.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 125 raste të reja dhe një humbje jete nga koronavirusi.