18 punëtorë nga Kosova shndërrohen në 'bombë' për Austrinë, shkepin virusin në 5 zona, 7 kompani dhe 5 shkolla - Gazeta Express
string(106) "18-punetore-nga-kosova-shnderrohen-ne-bombe-per-austrine-shkepin-virusin-ne-5-zona-7-kompani-dhe-5-shkolla"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 13:38

18 punëtorë nga Kosova shndërrohen në ‘bombë’ për Austrinë, shkepin virusin në 5 zona, 7 kompani dhe 5 shkolla

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 13:38

Një autobus me punëtorë kosovarë të pakualifikuar që ka udhëtuar nga Kosova për në Austri është shndërruar në një ‘bombë’ për shtetin austriak, meqë nga 34 persona sa ishin në autobus, gjysma kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Express.

Kjo ka bërë që 18 punëtorët kosovarë ta shpërndajnë virusin në pesë distrikte të Austrisë së Epërme, në 7 kompani dhe pesë shkolla, shkruan Krone.at, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Autobusi me 34 punëtorët kishte mbërritur në Austri më 3 prill. Ndërkohë të gjithë punëtorët kishin vazhduar nëpër destinacionet e tyre, duke shpërndarë kështu virusin në mënyrë masive.

Katër prej tyre janë në qytetin Eferding, 3 në Grieskirschen, 7 në Ried, 3 në Linz dhe një në Linz-Land.

Gazeta shkruan se edhe gjatë vitit të fundit Austria ka pasur probleme me autobusët që kanë sjellur punëtorë nga Rumania dhe Kosova./GazetaExpress/