175 të burgosur ukrainas mbërrijnë në shtëpi, Zelensky: Një nga shkëmbimet më të mëdha - Gazeta Express
string(83) "175-te-burgosurukrainas-mberrijne-ne-shtepi-zelensky-nje-nga-shkembimet-me-te-medha"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 18:28

175 të burgosur ukrainas mbërrijnë në shtëpi, Zelensky: Një nga shkëmbimet më të mëdha

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 18:28

Më herët BBC ka raportuar se ka pasur një shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Zelensky, autobusët me 175 ukrainas janë kthyer tani në rajonin verior të Chernihiv – disa prej tyre janë “të plagosur rëndë”, shkroi ai në X.

“Të gjithëve do t’u sigurohet menjëherë ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, shtoi ai.

Zelensky e quajti atë një nga shkëmbimet më të mëdha, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement