Është e qartë se Lamine Yamal nuk është më thjesht një tjetër talent i ri nga akademia e Barcelonës, por është kthyer në lojtarin më të përfolur në botën e futbollit.
Gjatë vitit të fundit, Yamal ka konsoliduar pozicionin e tij si një nga krahët më të mirë në botë dhe mund të jetë një kandidat serioz për çmimin “Topi i Artë”.
Yamal vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Barcelonën të fitojë tripletën vendase. Ai gjithashtu ishte vendimtar në suksesin e Spanjës në Kampionatin Evropian verën e kaluar.
Të gjitha këto arritje në moshën vetëm 17-vjeçare kanë rritur ndjeshëm vlerësimin e tij në treg.
Në fakt, Lamine Yamal është shpallur zyrtarisht si lojtari me vlerën më të lartë në futbollin botëror, sipas Transfermarkt.
Gjatë viteve, Transfermarkt është bërë një pikë referimi kur bëhet fjalë për vlerësimin e lojtarëve dhe tendencat e tregut të futbollit.
Në përditësimin e fundit, faqja ka rritur vlerën e Yamal në plot 200 milionë euro.
Me këtë shifër, Yamal ka kaluar Jude Bellingham si futbollisti më i vlefshëm në botë. Mesfushori i Real Madridit mbetet i qëndrueshëm me një vlerë prej 180 milionë euro.
Më parë, Vinicius Junior mbante statusin e lojtarit më të vlefshëm, me një vlerësim prej 200 milionë euro, por pas një sezoni zhgënjyes, vlera e brazilianit ka rënë në 170 milionë euro.
Përveç Bellingham, Yamal kryeson përpara emrave të tillë si Erling Haaland, Kylian Mbappé dhe Bukayo Saka.
Yamal nuk është i vetmi lojtar i Barcelonës që ka parë një rritje të ndjeshme në vlerë.
Shoku i tij i skuadrës, Pedri, ka parë vlerën e tij të ngrihet nga 120 milionë në 140 milionë euro.
Edhe Raphinha ka pasur një rritje prej 10 milionë euro, duke arritur në 90 milionë euro, ndërsa Pau Cubarsí vlerësohet në 70 milionë euro./GazetaExpress/
aaaaa