17 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Itali - Gazeta Express
string(50) "17-te-plagosur-nga-perplasja-e-dy-trenave-ne-itali"

17 të plagosur nga përplasja e dy trenave në Itali

Lajme

Gazeta Express

10/12/2023 22:40

Dy trena u përplasën mbrëmjen e kësaj të diele përgjatë hekurudhës Bolonja-Rimini, në territorin e Faenza (Ravena). Sipas të dhënave të para që përcjell La Repubblica, të paktën 17 persona mbetën të plagosur, pa probleme për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndërhynë shërbimet zjarrfikëse, me ekipe nga Ravena dhe Forli, ndërsa qarkullimi i trenave në zonë u pezullua.

Lexo Edhe:

Gjithnjë sipas të dhënave të deritanishme, njëri prej trenave kishte ndaluar për shkak të një sinjalistike, kur tjetri, i cili fatmirësisht po lëvizte me shpejtësi të reduktuar, e goditi nga pas. Për shkaqet se përse ndodhi kjo përplasje kanë nisur hetimet./tvklan.al