Dy të mitur janë përfshirë në një aksident në Dibër. Njëri prej tyre, vetëm 16 vjeç dhe ende nën moshë për të konkurruar për tu pajisur me një leje drejtimi, ka qenë drejtuesi i automjetit që ka përplasur një fëmijë.
Pas aksidentit drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia ia ka dalë ta identifikojë dhe vendos në pranga për ta shoqëruar më pas.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur rreth orës 18.00, në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç”, njofton policia e Shqipërisë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që ka nisur punën për të zbardhur arsyet që kanë çuar në aksident. /A2
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një gjendje e rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes. SI SHKAKTOHET? Faktori kryesor...