string(74) "16-te-vrare-dhe-59-te-plagosur-nga-bombardimet-ruse-gjate-nates-ne-ukraine"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 11:35

16 të vrarë dhe 59 të plagosur nga bombardimet ruse gjatë natës në Ukrainë

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 11:35

Gjashtëmbëdhjetë civilë janë vrarë dhe 59  janë plagosur nga bombardimet ruse në tetë rajone të Ukrainës, sipas Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës.

Forca e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një deklaratë se “119 vendbanime janë bombarduar me armë të ndryshme duke përfshirë mortaja, tanke, artileri, sisteme raketore.”

Kjo është vala e fundit e sulmeve ruse, pas bombardimeve në disa qytete të Ukrainës të mërkurën, ndërsa udhëheqësi kinez u largua nga Moska pas një samiti që zgjati dy ditë.

Si pasojë e sulmeve të mërkurën, 9 persona humbën jetën./abcnews.al/