S.K, një baba nga Fushë Kosova, ka rrëfyer në emisionin ‘’Kosova Live’’ se djali i tij, i cili vuan nga probleme shëndetësore dhe ka nevoja të veçanta, është mbajtur në paraburgim plot 16 herë, ndonëse mjekët kanë konstatuar se i nevojitet trajtim i specializuar dhe jo izolim në qeli.
Sipas babait, djali i tij i mitur, është trajtuar në Forenzikë të QKUK-së dhe në Spitalin e Psikiatrisë, ku mjekët kanë rekomanduar që ai të mos mbahet i mbyllur, por të ketë kujdes dhe terapi të përshtatshme. Megjithatë, familja pretendon se terapia e përshkruar i jepet shpesh e gabuar në Qendrën Korrektuese dhe se ndryshimet e saj pa konsultim të thelluar kanë përkeqësuar gjendjen.
17 vjeçari, i cili sipas babait vuan nga çrregullime të rënda, ka kryer disa vepra të lehta penale, si hyrja dhe fjetja në vetura të huaja apo vjedhja e parfumeve. Babai thotë se këto veprime nuk janë të qëllimshme, por rezultat i gjendjes shëndetësore. Mbajtja e tij në paraburgim për disa herë sipas tij nuk është zgjidhja më e mirë, i njejti kërkon të mbahet në arrest shtëpiak që familja të kujdeset për terapinë e tij.
Video: