Përparim Rama: 15 zjarrfikës vullnetarë trajnohen si pjesë e gjeneratës së parë për mbrojtje të kryeqytetit - Gazeta Express
string(92) "15-zjarrfikes-vullnetare-trajnohen-si-pjese-e-gjenerates-se-pare-per-mbrojtje-te-kryeqytetit"

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 16:47

Përparim Rama: 15 zjarrfikës vullnetarë trajnohen si pjesë e gjeneratës së parë për mbrojtje të kryeqytetit

Lajme

Gazeta Express

25/09/2025 16:47

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një lajm të mirë për kryeqytetin. Ai ka thënë se sot po shkruhet historia, pasi 15 zjarrfikës vullnetarë, po trajnohen për t’u bërë pjesë e gjeneratës së parë me mision mbrojtjen e qytetit.

“Për herë të parë në Kryeqytet 15 zjarrfikës vullnetarë po trajnohen për t’u bërë gjenerata e parë që i bashkohet misionit të mbrojtjes së qytetit”, ka shkruar Rama. I pari i kryeqytetit ka theksuar se ky nuk është vetëm trajnim por një kulturë e re. “Ky nuk është vetëm trajnim, është fillimi i një kulture të re solidariteti, gatishmërie dhe përgjegjësie qytetare. Sot po shkruajmë historinë e një Kryeqyteti më të sigurt, ku qytetarët janë forca që na çon përtej”, ka shkruar Rama.