15 vjet nga rundi më dramatik në histori të boksit - Gazeta Express
string(50) "15-vjet-nga-rundi-me-dramatik-ne-histori-te-boksit"

Gazeta Express

07/05/2020 12:50

15 vjet nga rundi më dramatik në histori të boksit

Gazeta Express

07/05/2020 12:50

Rundi i dhjetë i meçit mes Diego Corrales dhe Jose Luis Castillos është vlerësuar si rundi më dramatik, kontrovers dhe brutal në histori të boksit, në 15 vjetorin e atij meçi.

Dy boksierët kishin shkëmbyer grushte të fuqishme mes vete qysh nga fillimi i meçit, mirëpo rundi i dhjetë kishte qenë tejet i paparashikueshëm dhe ende mbetet në mendjen e tifozëve të boksit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Meksikani Castillo kishte goditur i pari, duke e hedhur në tokë kundërshtarin me një goditje me grusht të majtë, të cilën e kishte ndjekur me një tjetër nokdaun.

Corrales, që e kishte pasur syrin e majtë aq të ënjtur si i dukej i mbyllur, pastaj arriti ta përmbyste rrjedhën në mënyrë të paparashikueshme, pasi ra në tokë dy herë.

Corrales vs. Castillo I: Round 10 | SHOWTIME CHAMPIONSHIP BOXING 30th Anniversary

On May 7, 2005, lightweight champions Diego “Chico” Corrales and Jose Luis Castillo engaged in an all-out slugfest that was awarded Fight of the Year in 2005…

Kur Castillo kishte tentuar ta përfundonte meçin me një tjetër goditje, Corrales ia kishte kthyer me një grusht të djathtë të fuqishëm.

Dyshja kishte vazhduar të shkëmbente grushte, përderisa të gjithë të pranishmit në sallë ishin ngritur në këmbë dhe po brohoritnin.

Këtë meç, që u zhvillua më 7 maj të vitit 2005 në Las Vegas, në fund e fitoi Corralles, duke bërë kështu që ky meç të mbetet në librat e historisë në boks shkaku i rrjedhës dramatike të saj. /Gazeta Express/