15 të shoqëruar për vrasjen e efektivit të FNSH në Shkodër - Gazeta Express
string(58) "15-te-shoqeruar-per-vrasjen-e-efektivit-te-fnsh-ne-shkoder"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 11:19

15 të shoqëruar për vrasjen e efektivit të FNSH në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 11:19

Vijon kërkimi i autorit të atentatit të efektivit Xhulio Prela. FNSH dhe RENEA janë duke krehur zonën në kërkim të zbardhjes së këtij ekzekutimi të bërë mëngjesin e sotëm në fshatin Gajush.

Bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar në polici 15 të dyshuar apo persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Xhulio Prela u gjet pajetë në makinën e tij mëngjesin e sotëm, ndërsa mësohet se ka qenë një plumb në zemër që i ka shkaktuar vdekjen.

Dyshimet kryesore të policisë janë se Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, por njëri prej tyre ka qenë fatali.

26-vjeçari ishte efektiv i FNSH-së së Shkodrës dhe studionte në Akademinë e Policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement