15 minuta heshtje në Mitrovicën e Veriut, studentëve atje iu bashkëngjiten edhe ata të Novi Pazarit - Gazeta Express
string(98) "15-minuta-heshtje-ne-mitrovicen-e-veriut-studenteve-atje-iu-bashkengjiten-edhe-ata-te-novi-pazarit"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 14:21

15 minuta heshtje në Mitrovicën e Veriut, studentëve atje iu bashkëngjiten edhe ata të Novi Pazarit

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 14:21

Studentët dhe qytetarët e Mitrovicës së Veriut, këtë herë me mbështetje nga kolegët nga Novi Pazari, sot u mblodhën përsëri në qendër të qytetit për të nderuar viktimat e rëna në Novi Sad me një heshtje 15-minutëshe.

Këtë tubim të dhjetën me radhë, përsëri e organizoi një grup studentësh të Universitetit në Mitrovicën e Veriut.

Simbolikisht, në orën 11:52, në momentin e saktë kur streha e stacionit hekurudhor në Novi Sad ra më 1 nëntor të vitit të kaluar dhe vrau 15 njerëz, duke lënduar rëndë dy të tjerë, afër sheshit të Princ Llazarit u mblodhën rreth pesëdhjetë qytetarë, raporton Kossev

Këtë herë, studentët e Mitrovicës në shëtitoren e qytetit morën mbështetje edhe nga studentët e Novi Pazarit.

Ata erdhën me një transparent të madhe, ku shkruhej „Novi Pazari“, dhe u vendosën pranë kolegëve të tyre.

Bëhet fjalë për disa studentë të Universitetit Shtetëror të Novi Pazarit.

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe disa profesorë universitarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement