15 gënjeshtra për ushqimin e shëndetshëm që duhet të ndaloni së besuari - Gazeta Express
string(71) "15-genjeshtra-per-ushqimin-e-shendetshem-qe-duhet-te-ndaloni-se-besuari"

15 gënjeshtra për ushqimin e shëndetshëm që duhet të ndaloni së besuari

Shneta

Gazeta Express

25/04/2021 14:57

Në ditët e sotme, kur njerëzit janë mjaftë të vetëdijesuar rreth rëndësisë që ka ngrënia e shëndetshme, ju mund të dëgjoni shumë gënjeshtra

Njerëzit kanë opinione të ndryshme se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë jo, por nuk do të thotë se të gjithë e kanë mirë.

Lexo Edhe:

Më poshtë kemi renditur disa nga mendimet më të gabuara, që nuk duhet të besoni nëse dëshironi të hani shëndetshëm.

Mos hani pas orës 18:00 – në të vërtetë nuk duhet të hani një vakt të majmë 3-4 orë para gjumit.

Buka e zezë është më e shëndetshme se ajo e bardhë – të dyja përmbajnë numrin e njëjtë të kalorive.

Është e shëndetshme të pini sa më shumë lëngje frutash të freskëta – doza ditore nuk duhet të kalojë 3 gota.

Sushi është ushqim i shëndetshëm – të gjitha llojet e sushit dhe salcës soja përmbajnë shumë kalori, shkruan lajmi.net.

Çokollata është e keqe për peshën – çokollata e zezë është në fakt e dobishme për humbje peshe.

Nëse hani më pak, do të dobësoheni – vetëm personat që hanë 5-6 vakte në ditë mund të humbin peshë.

Duhet të pini mbi 8 gota ujë në ditë – duhet të pini ujë aq sa i mjafton trupit tuaj.

Ngrënia e yndyrës është e ndaluar – vetëm yndyra e tepërt është e dëmshme.

Vaji i ullirit ka më pak kalori – të gjitha vajrat kanë kalori njësoj, vetëm është më i shëndetshëm.

Ngrënia e karbohidrateve është e pashëndetshme – vetëm karbohidratet e thjeshta janë të këqija për juve.

Sheqeri i kaftë është më i shëndetshëm – sheqeri i kaftë dhe i bardhë janë të njëjtë në të gjitha mënyrat, përfshirë kaloritë.

Frutat janë ëmbëlsira më e mirë – frutat nuk e zëvendësojnë sheqerin, ëmbëlsirat duhen gjithashtu.

Mund të hani çfarë të doni në mëngjes – mëngjesi perfekt është proteina, yndyra, karbohidrate dhe fibra.

Digjni kalori vetëm kur ushtroni – digjni kalori gjatë gjithë kohës, edhe gjatë gjumit.

Frutat aq të shëndetshme sa perimet – perimet janë shumë më të shëndetshme. Çdo ditë preferohet të hani 1 porcion fruta dhe 4 porcione perime.