146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

14/07/2020 23:34

146 raste aktive, në Pejë ankohen se IKSHPK po vonon rezultatet e testimeve

Lajme

Gazeta Express

14/07/2020 23:34

Peja ishte komuna e dytë mbrëmë që shënoi numrin më të madh të të prekurve me Covid-19 pas Prishtinës. Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë në Pejë ka folur rreth situatës atje.

Ai tha se aktualisht në këtë komunë janë 146 raste aktive, por se dhjetëra qytetarë janë testuar prej ditësh dhe ende nuk kanë marrë rezultatin.

“Duhet theksuar se kohëve të fundit kemi vonesa të shumta në nxjerrjen e rezultateve në kohë pasi ka vonesë 4,5 deri në 6 ditë në nxjerrjen e këtyre rezultateve”, tha Loci për RTK’në.

K”emi një numër të konsiderueshëm të testimeve të cilat janë marrë në katër ditët e fundit për rezultatet e të cilëve po presin qytetarët. Janë dhjetëra pesona që janë testuar, me simptoma që po presin me ankth për disa ditë për rezultatin”, shtoi ai.

Në këtë komunë 8 persona kan humbur jetën, dy vetëm në 24 orët e fundit.

“Në 24 orët e fundit kemi dy pacientë të cilët  kanë humbur jetën dhe kjo ka rritur numrin e të vdekurve në  8 persona”, tha Loci.

Sipas tij, ditëve të fundit vërehet që qytetarët kanë filluar të respektojnë më shumë masat anti Covid-19.