145 mijë vaksina të Pfizer nga BE, Rama: Gjithologët herë tjetër të mos gjykojnë qëndrimet e mia - Gazeta Express
string(94) "145-mije-vaksina-te-pfizer-nga-be-rama-gjithologet-here-tjeter-te-mos-gjykojne-qendrimet-e-mia"

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2021 15:03

145 mijë vaksina të Pfizer nga BE, Rama: Gjithologët herë tjetër të mos gjykojnë qëndrimet e mia

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2021 15:03

145 mijë doza janë siguruar nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon.

“Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar”, shkruan Rama.

Lexo Edhe:

Gjithashtu kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi ka falënderuar Komisionin Europian, Presidenten Von der Leyen, komisionarin Varheley dhe ambasadorin Soreca për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në këtë situatë të vështirë pandemi.

Statusi:

Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli.