1400 kosovarë u riatdhesuan nga Gjermania që nga fillimi i pandemisë - Gazeta Express
string(68) "1400-kosovare-u-riatdhesuan-nga-gjermania-qe-nga-fillimi-i-pandemise"

Gazeta Express

07/06/2020 10:49

1400 kosovarë u riatdhesuan nga Gjermania që nga fillimi i pandemisë

Gazeta Express

07/06/2020 10:49

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se janë riatdhesuar 1400 shtetas kosovarë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas një njoftimi të ambasadës dje dhe sot janë realizuar edhe dy fluturimet e fundit nga Gjermania për në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“1400 Shtetas të Kosovës u riatdhesuan nga Gjermania. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani njofton që dje dhe sot janë realizuar edhe dy fluturimet e fundit të Posaçme nga Düsseldorfi dhe Stuttgarti me shtetas të Kosovës të cilët kanë qenë pjesë e listave emergjente për riathdhesimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.