14 vatra aktive zjarri në Shqipëri, situatë kritike në Finiq - Gazeta Express
string(59) "14-vatra-aktive-zjarri-ne-shqiperi-situate-kritike-ne-finiq"

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2025 12:54

14 vatra aktive zjarri në Shqipëri, situatë kritike në Finiq

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2025 12:54

Shqipëria vijon të përballet me zjarre të shumta për shkak të temperaturave ekstreme deri në 42°C dhe erërave të forta. Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 vatra, prej të cilave 14 mbeten aktive.

Situata më e rëndë është në Finiq, ku flakët kanë përfshirë disa fshatra, duke shkrumbuar banesa në Leshnicë të Poshtme dhe duke u përhapur në Krane e Krongj, ku banorët janë evakuuar. Operacionet po mbështeten nga forca tokësore dhe ajrore, përfshirë avionin kroat Canadair.

Zjarre të tjera po përbëjnë rrezik edhe në zonën e mbrojtur “Rëzom” në Vergo, në fshatrat Bolenë dhe Lukovë të Himarës, si dhe në Malaj të Epërm (Mirditë) dhe Malin e Allushit (Klos), ku disa vatra janë nën kontroll por po monitorohen.

Në Poliçan, pranë Uzinës Mekanike dhe qytetit, zjarri ka rrezikuar banesa dhe Azilin e të Moshuarve, duke detyruar evakuimin e banorëve. Forcat zjarrfikëse nga disa bashki, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, vijojnë punën intensive për shuarjen e flakëve.