Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit për rastet me COVID-19. Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se 14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit në vend
IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 506 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 172 raste pozitive.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Po ashtu, është bërë e ditur se numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 10 mijë e 419.
“Numri total i rasteve pozitive është 10.419 raste nga 41.152 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 341 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.058 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.020”, thekson njoftimi.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...