14 persona arrestohen për falsifikim votash në Gjilan, pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt - Gazeta Express
string(104) "14-persona-arrestohen-per-falsifikim-votash-ne-gjilan-pas-intervistimit-lirohen-ne-procedure-te-rregullt"

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 10:54

14 persona arrestohen për falsifikim votash në Gjilan, pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt

Lajme

Gazeta Express

14/02/2026 10:54

14 persona janë arrestuar dhe intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan në lidhje me dyshimet për falsifikim të votave të kandidatëve për deputetë brenda listave të partive.

Të arrestuarit ishin kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në Gjilan.

Ata më pas u liruan në procedurë të rregullt, njoftoi policia.

“Qendra Komunale e Numërimit dhe Rezultateve zgjedhore, Gjilan  29-30.12.2025 – 01-02.01.2026. Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, u tha në raportin 24-orësh të policisë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement