Pesë kandidatë për Këshillat Bashkiakë në zgjedhjet vendore të 14 majit janë dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për verifikim të thelluar në Prokurori.
KQZ vendosi për dërgimin në Prokurori për subjektet vetëdeklaruese Dedë Pali, kandidat për anëtar i Këshillit Bashkiak i Partisë Konservatore në Tiranë. Erin Gjoni, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Social Demokrate” për Bashkinë Lezhë. Mark Nika, kandidat për anëtar në këshillin bashkiak, i propozuar nga “Partia Bindja Demokratike” për Bashkinë Elbasan. Për hetim është dërguar edhe Dejson Kuqja kandidat për anëtar në këshillin bashkiak në Shijak, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet”.
/Gazeta Express