135 vjet nga botimi i kryeveprës së Naim Frashërit, “Bagëti e Bujqësi” - Gazeta Express
string(67) "135-vjet-nga-botimi-i-kryevepres-se-naim-frasherit-bageti-e-bujqesi"

Arte

Gazeta Express

07/05/2021 1:23

135 vjet nga botimi i kryeveprës së Naim Frashërit, “Bagëti e Bujqësi”

Arte

Gazeta Express

07/05/2021 1:23

“Bagëti e Bujqësi” është poemë e shkruar nga shkrimtari shqiptar Naim Frashëri e cila është botuar për herë të parë në Bukuresht më 1886 në të përkohshmen “Drita”

E mbajtur si kryevepra e Naimit, në këtë poemë baritore, barinj dhe katundarë shfaqen përsëpari në skenën letrare toske. Ata janë diçka më shumë se elementë zbukurues në përshkrimin peizazhit fshatarak. I përmalluar pas fshatit ku ishte lindur e rritur, Naimi e përshkruan në mënyrë idilike, ku asgjë nuk e cënon euforinë mistike dhe të gjitha konfliktet gjejnë pajtim dhe fashitje.

Lexo Edhe:

“O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. Ti Shqipëri, më jep nderë, më jep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”, janë disa ngavargjet e poemës.

Kjo kryevepër, u ribotua më 2001 nga shtëpia botuese “Dituria” në vëllimin me titullin “Bagëti e bujqësia, Lulet e verës, Vjersha të tjera”. / KultPlus