“Për pak humbëm regjistrimin e Dr.Florit, u shokuam”, Aurela & Stine zbulojnë sekretet e hitit - Gazeta Express
string(9) "1338646-2"

Rozë

Gazeta Express

05/10/2021 15:31

“Për pak humbëm regjistrimin e Dr.Florit, u shokuam”, Aurela & Stine zbulojnë sekretet e hitit

Rozë

Gazeta Express

05/10/2021 15:31

Një super hit sapo ka dalë në tregun muzikor që risjell në vemendje të publikut Dr. Florin.

Aurela Gaçe dhe Stine janë bërë bashkë për këtë produksion. Ata treguan eksluzive, gjatë intervistës në‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi mënyrën se si u gjend regjistrimi i zërit të Florit dhe ideja e realizimit tëkëngës dhe videoklipit.

Stine rrëfen se kjo këngë është ideuar nga të dy dhe kishte ngelur në arkiv, duke pritur momentin e publikimit të saj.

Lexo Edhe:

“Ky ishte i vetmi regjistrim i plotë sepse unë kam pasur një problem me kompjuterin në ato vite dhe shumë materiale më kanë humbur. Po për fat të mirë audiot shpëtuan dhe një ndër ato audio ishte edhe vokali i doktorit”.

Stine tregon se e ka gjetur shumë më pas dhe ka mbetur i habitur sepse ishte i plotë. Sipas tij, mënyra më e mirë për ta sjellë ishte me Aurelën.  “SFL” ishte një këngë që duhet të vinte e para, madje para albumit të tij theksoi këngëtari.

Nga ana tjetër Aurela Gaçe u shpreh se ka shumë këngë nga Doktor Flori në krijimet e saj, por dhe se ka qenë një mik shumë i rrallë. Kur mësoi për këngën ajo ishte befasuar shumë .

“ Unë ngëla fare, u shtanga! I thashë “çfarë ti ke zërin e Florit këtu?””

Aurela tregoi se për tu bërë pjesa e tekstit të Stines, ky i fundit e ka krijuar duke dëgjuar Aurelën në live-t e saj në Tiranë, ndërsa më vonë kishte ardhur pjesa e tekstit të Aurelës. Për të sjellë këtë këngë këngëtarëve iështë dashur gati 1 vit.

Por vërtet është zëri I Doktor Florit? Ishte kjo një pyetje dyshuese nga disa komentues në youtube, e cila beri qe kengetaret te reagonin çuditshëm, Aurela duke qeshur tha “si mund t’ju shkoj mendja” dhe Stine shtoi se “është dyshim momenti”.

“Ishte fati jonë që Nesti e kishte në kompjuter dhe më tha “kam zërin e Florit, por nuk e di a I shkon projektit tonë. Nuses së Florit I thame kemi një surprizë për ty,por morën njëherë nga ana artistike aprovimin e Albanit, duke qenë se është vet muzikant, producent. E aprovoi ai dhe pastaj ndryshoi komplet refreni”, tha Aurela./abcnews.al