Sot janë bërë 13 vite prej se Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.
Për këtë ka reaguar OVL-UÇK, nga ku është thënë se para 13 vitesh, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza.
Nga OVL UÇK është thënë edhe se, vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së, dhe se, në Hagë u vulos e vërteta që lufta ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër.
Postimi:
Para 13 viteve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti një fitore historike përballë Serbisë dhe akuzave të saj të pabaza.
Në Hagë u vulos e vërteta që ne e kemi ditur gjithmonë, lufta jonë ka qenë e drejtë, çlirimtare dhe e pastër.
Vendimi i pafajësisë për Ramush Haradinajn nuk ishte vetëm një drejtësi për një komandant, por një drejtësi për gjithë luftën e UÇK-së. Ishte dëshmi se edhe kur përballemi me gjykime politike, e vërteta e luftës sonë del fituese.
Sot, si atëherë, OVL UÇK qëndron me të njëjtin besim të palëkundur, derisa drejtësia të konfirmojë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt.
Ashtu siç u provua e drejta për komandantët e tjerë, edhe për ta do të vijë dita e bardhë, sepse lufta e UÇK-së nuk është njollosur kurrë, as në fushëbetejë, as në gjykatë.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...