string(72) "13-vellimet-anton-cetta-behet-pjese-e-bibliotekes-shteterore-te-bavarise"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2021 11:24

13 vëllimet “Anton Çetta” bëhen pjesë e Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë

Lajme

Gazeta Express

19/02/2021 11:24

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Mynih ka njoftuar se Kompleti prej 13 vëllimesh “Anton Çetta” bëhet pjesë e koleksionit të pasur të Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë në Mynih, raporton Gazeta Express.

Përmes një postimi në Facebook Konsullata e Kosovës në Mynih të Gjermanisë ka bërë të ditur se në mesin e 10 mijë librave me temë për Kosovën që posedon biblioteka bavareze aty është shtuar edhe kompletit prej 13 vëllimesh „ Anton Çetta“ të botuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës.

“Në mesin e mbi 10.000 librave me temë mbi Kosovën, që kjo bibliotekë bavareze posedon, tanimë hulumtues e studiues të ndryshëm mund të gjejnë edhe një thesar të çmuar të trashëgimisë shpirtërore shqiptare përmes kompletit prej 13 vëllimesh „ Anton Çetta“ të botuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës”, thuhet në njoftim./Express/